Stacionit të policisë në veri i shtohen rastet e raportimeve

Janë bërë 11 muaj që kur dhanë dorëheqje pjesëtarët serbë nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Kur po kalojnë një vit, besueshmëria duket se është rritur tek zyrtarët kosovarë që janë pjesë e Policisë së Kosovës në Veri të vendit. Në zyrën e Policisë në Mitrovicën Veriore thonë se raste të raportuara nga banorët serbë ka më shumë këtë vit se sa vitin e kaluar kur në këtë institucion ishin shumica e pjesëtarëve nga komuniteti serbë

11 muaj pas, në Zyrën e objektit të Policisë në Mitrovicën Veriore ku  aktualisht shumica e pjesëtarëve të Policisë janë shqiptar, besueshmëria për të raportuar problemet është rritur nga banorët serbë të kësaj pjese.

“Raste të paraqitura kemi më shumë këtë vit se sa vitin e kaluar kur shumica e policisë këtu ka qenë nga komunitetit serbë. Dhuna në familje përshembull ka ma shumë të paraqitura këtë vit.  Ne jemi duke u munduar më kry punën tonë ashtu siç e sheh ligji dhe asgjë më shumë dhe ndoshta këto kanë ndikuar që të kemi besueshmëri për ti paraqitura këtu të Policia”.

Ketë deklaratë të Elshanit, e vërtetojnë edhe vet banorët serbë që jetojnë në pjesën veriore.

Ndonëse hezitojnë të flasin para kamerave shkaku I sigurisë së tyre, ata thonë se janë mjaftë të kënaqur me punën që po bëhet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Se ka shantazhe ndaj banorëve serbë për mos ti pranuar institucionet e  Kosovës, ndonëse janë të kënaqur me bashkëpunimin e  tyre, e thotë edhe eksperti I sigurisë, Drizan Shala.

“Institucionet janë të entablismuar në pjesën veriore dhe bashkërendimi më Policinë e Kosovës po shkon në mënyrë profesionale dhe të sigurt derisa në anën tjetër grupet politike dhe parapolitike më cdo kusht po tentojnë që përmes shantazheve  ti bindin ata mos ti besojnë dhe akceptojnë institucionet e  Kosovës”.

Dorëheqjet e pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, erdhi pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika