Stadiumi “Liman Gegaj” po merr formë, Agim Ademi publikon pamjet

Stadiumi i Malishevës 'Liman Gegaj' po merr formë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Në një postim në Facebook, i pari i FFK-së ka shkruar se një tjetër stadium po merr pamjen e duhur në Kosovë, e që sipas tij, ky më shpejt se 45 ditë.

“Kjo nuk do t’i prishë oraret e as planet tona që çdo 45 ditë të kemi nga një fushë të re futbolli në çdo cep e në çdo anë të Kosovës nga bashkëpunimi FFK dhe komunat,” ka shkruar Ademi.

Në fund, ai ka falënderuar edhe UEFA-në dhe FIFA-në për donacionet.

Për shkak të punimeve, skuadra e Malishevës do t’i zhvillojë ndeshjet e para si vendase në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika