Stano nuk e komenton draft-statutin e Asociacionit të publikuar nga Ramadani 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, nuk ka mohuar vërtetësinë e draft-statut të Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani

Peter Stano

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka publikuar një version të draft-statutit të Asociacionit, që siç thotë ai, është i njëjti që i është dhënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në lidhje më këtë draft-statut është pyetur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili nuk e ka komentuar këtë draft-statut të publikuar nga Ramadani.

“Nuk e di kush është zoti Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, ka thënë Stano në një përgjigje për “Euractiv”.

Stano ka shtuar se një propozim i balancuar për Asociacionin është paraqitur dhe është diskutuar nga pala kosovare dhe ajo serbe. Por, siç ka theksuar Stano, draft-statuti nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

“Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, ka thënë Stano, duke shtuar se është politikë shumëvjeçare e Komisionit (Evropian) të mos komentojë mbi rrjedhjet e supozuara.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika