Stano për ndalimin e hyrjes së Bislimit në Beograd: Vizitat zyrtare nuk duhet të politizohen

Pas ndalimit të hyrjes në Beograd të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit nga autoritetet serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se vizitat zyrtare duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe këto vizita nuk duhet të politizohen

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Gjatë ditës së enjte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk i është lejuar ta vizitojë kryeqytetin e Serbisë Beogradin.

Ai ka deklaruar se kjo është bërë pa asnjë arsye të qëndrueshme dhe se kjo sipas tij do të thotë se Serbia nuk është e gatshme të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën.

Besnik Bislimit nuk i lejohet hyrja në Beograd, kthehet në Kosovë

Sa i përket këtij ndalimi nga ana e autoriteteve të Serbisë për portalin Dukagjini ka komentuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke thënë se vizitat zyrtare duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe këto vizita nuk duhet të politizohen.

“Vizitat zyrtare luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe ato nuk duhet të politizohen”, ka thënë Stano.

Bislimi për ndalimin e vizitës së tij: Është sinjal që Serbia nuk është e gatshme t’i normalizojë marrëdhëniet

Ai shtoi se BE-ja u kërkon të dyja palëve të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të tillë në dialog dhe në mirëbesim nëpërmjet zyrtarëve ndërlidhës.

“BE-ja u kërkon të dyja palëve që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të tillë në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Zyrtarëve Ndërlidhës. Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet në pritje, duke përfshirë vizitat zyrtare”, ka shtuar Stano.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika