Stano: S’ka plane për raund të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar se aktualisht nuk ka plane për një raund të radhës të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kështu ka thënë ai në një përgjigje për agjencinë e lajmeve “Beta”.

“Aktualisht nuk disponojmë me bazën e nevojshme për të njoftuar seancën e ardhshme të dialogut në nivel të lartë,” u shpreh ai.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte shprehur se priste një ftesë nga Brukseli së shpejti dhe shprehu nevojën për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë.

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka nënvizuar se stabiliteti i vazhdueshëm dhe paqja në rajon janë të mundura vetëm përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika