Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përshëndetën të premten ultimatumin e ri të dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj Rusisë, duke i bërë thirrje Moskës të tregojë përparim konkret drejt dhënies fund të luftës që vijon prej më shumë se tre vitesh.

“Të dy liderët mbështetën afatin e ri të dhënë nga presidenti Trump ndaj Rusisë, për të ndaluar taktikat bllokuese dhe për të bërë hapa të qarta drejt një marrëveshjeje paqeje,” u shpreh një zëdhënës i Downing Street, pas një bisede telefonike mes Zelensky-t dhe Starmer.

Sipas deklaratës zyrtare, Zelensky dhe Starmer ranë dakord se pengesa e vetme për paqen në Ukrainë mbetet Rusia, duke nënvizuar rëndësinë e një fronti të bashkuar perëndimor për t’i dhënë fund agresionit rus.

Ndërkohë, presidenti ukrainas theksoi në një deklaratë në platformën X se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Kryeministrin Starmer, ku diskutuan rreth organizimit të një samiti ndërkombëtar për paqen.

“Diskutuam bashkëpunimin me partnerët amerikanë, veçanërisht koordinimin me presidentin Trump dhe format e mundshme të bisedimeve paqësore në nivel liderësh,” shkroi Zelensky.

Ky zhvillim vjen në një moment kyç, teksa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë po intensifikohen, dhe presioni ndaj Kremlinit po shtohet nga fuqitë perëndimore./EN

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika