Faruk Staovci para ndeshjes së kombëtares Shqipëri-Itali ka thënë se sonte në Dortmund kombëtarja shqiptare ka mbështetjen më të madhe krahasuar me ndeshjet kurdoherë që ka zhvilluar.

Ai në “Euro Dueli” në RTV Dukagjini ka thënë se kjo vije si rezultat i pranisë së madhe të tifozëve kuq e zi dhe shqiptarëve kur dihet që tani shqiptarët nga Kosova nuk kanë pasur pengesa sa i përket vizave.

Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit të sontëm, duhet me qenë optimist për ndeshjet e ardhshme.