Statovci i reagon Abdixhikut: Lideri që synon rrugë të re, vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili të hënën ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka përmbyllur asnjë rrugë të vetme, ndërsa po e përmbyllin vitin e tretë në qeverisje

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci

Deputeteja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e partisë Guxo, Jeta Statovci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili të hënën ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka përmbyllur asnjë rrugë të vetme, ndërsa po e përmbyllin vitin e tretë në qeverisje.

“Lideri që synon rrugë të re ani pse vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, po të ishte i vërtetë, do t’i shkonte ndërmend të thoshte pak fjalë, për vitet nga 2009 (Mitrovicë, Pejë etj) kur partnerët e tyre i nisën këto rrugë, apo nga vitet 2015 e 2016 (kur rruga e Podujevës filloi) kur prindi i tij politik i nisi ato rrugë, pa shpronësim, pa projekt, pa buxhet, si mos më keq”.

Statovci ka shtuar se Abdixhiku është thjeshtë një fasadë që mbulon të vjetren brenda për t’u bashkuar me të moçmen.

“Qeverisja aktuale të gjitha projektet e lëna gjysmë, i rishikoi, revidoi, korrektoi e i bëri gati për ekzekutim. Rruga për Podujevë ka progres për 2 muaj më shumë se 6 vitet e tyre. Rruga e Gjilanit po përfundon ndërkohë që rrugët që lidhin Gjakovën, rruga Prizren – Prevallë, Dragash- Brod, Gjilan Kllokot po vazhdojnë me ritme të papara ndonjëherë”, ka shkruar tutje ajo.

Statovci ka thënë se qeverisja aktuale të gjitha projektet e lëna në gjysmë, i rishikoi, revidoi, korrektoi e i bëri gati për ekzekutim.

“Rruga Prishtinë – Pejë ka filluar ne vitin 2008 dhe më vonë në 2013 pjesa tjetër, Rruga Dollc – Gjakovë ka filluar në vitin 2018, Rruga Prishtinë – Mitrovicë ka filluar në vitin 2008 dhe dy llotet tjera në vitin 2018, Rruga Prishtinë – Podujevë ka filluar në vitin 2016 dhe tash pjesa tjetër në vitin 2023, Autostrada e Gjilanit ka filluar në vitin 2018. Kurse, për rrugën A, çka të themi tjetër, pos që mu në fillim, alarmoi dhe prokurorinë e shtetit për keqpërdorimet”, ka deklaruar tutje deputetja Jeta Statovci.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se për tri vite qeverisje nuk kanë përmbyllur asnjë rrugë në vend.

Abdixhiku ka pohuar se Qeveria Kurti ka lënë në harresë qytetet dhe se qytetarët po maltretohen sipas tij çdo ditë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika