Statovci kritikon Anglinë: S’e ka merituar të shkojë deri në finale
Faruk Statovci ka komentuar kualifikimin e kombëtares së Anglisë në finale të kampionatit evropian, duke theksuar se ata e kanë arritur qëllimin e tyre pavarësisht kritikave të shumta. Sipas Statovcit, edhe pse Anglia nuk ka treguar lojën më të mirë në këtë kampionat, ata kanë arritur finalen falë vështirësive dhe përpjekjeve të tyre. Ai thekson […]
Faruk Statovci ka komentuar kualifikimin e kombëtares së Anglisë në finale të kampionatit evropian, duke theksuar se ata e kanë arritur qëllimin e tyre pavarësisht kritikave të shumta.
Sipas Statovcit, edhe pse Anglia nuk ka treguar lojën më të mirë në këtë kampionat, ata kanë arritur finalen falë vështirësive dhe përpjekjeve të tyre.
Ai thekson se futbolli është një lojë e paparashikueshme, ku shpesh rezultati mund të vendoset nga një gol i vetëm.
“Unë mendoj që Anglia pavarësisht që është kritikuar shumë, këta e kanë arrtiru qëllimin e vet. Nëse flasim në anën sportive në bazë të lojës mendoj se nuk e ka merituar të shkojë deri në finale. Ka pasur kombëtare që kanë luajtur më mirë, por në çdo kampionat më vështirësi shkon dhe në fund mund të ia dal. Për atë futbolli është lojë interesante, se ka askush në dorë golin”, ka thënë Statovci.















