Statovci: Mungojnë 600 milionë euro që Serbia thotë që i ka sjellë në Kosovë, ato mund të jenë përdorur për akte kriminale

Deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci ka deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin ka qenë vendim i duhur dhe duhej të ndodhte kohë më parë

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci

Deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, ka deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin ka qenë vendim i duhur dhe duhej të ndodhte kohë më parë.

Ajo përmendi edhe deklarimet e parave nga Serbia, si në mënyrë verbale, si ato buxhetore.

Statovci tha se vlera e këtyre deklarimeve kap vlerën e 800 milionë eurove, por që në sistemin financiar të vendit tonë, rezulton të jenë të deklaruara vetëm 200 milionë.

“Respektojmë vendimin e drejtë të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili është në të drejtën e saj, i cili duhej të ndodhte shumë më parë”.

“Është interesante që në kuadër të deklarimeve buxhetore, mirëpo edhe deklarimeve verbale, Serbia flet për sjelljen e 800 milionë eurove faktikisht në Kosovë, pra dinarë, mirëpo në vlerën e 800 milionë eurove, mirëpo ato që deklarohen në doganë vazhdimisht rezultojnë të jenë 200 milionë”, u shpreh Statovci në Klan Kosova.

Ajo tha se në sistemin financiar ka një paqartësi të rreth 600 milionë eurove. E kjo, sipas saj, nënkupton shpërlaje të parasë, financim të terrorizmit apo akteve të tjera kriminale.

“Kjo nënkupton që në sistemin tonë financiar ka paqartësi diku rreth 600 milionë. Këtu nënkuptohet edhe këqpërdorje e saj në raport me shpëlarjen e parasë, në raport me financimin e terrorizmit apo akteve të tjera kriminale”, deklaroi deputetja.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për sigurinë e një shteti të ketë transparencë financiare, dhe besoj se kjo është një e drejtë, të cilën dhe Kosova e ka të drejtën si çdo vend tjetër për një kërkesë të tillë”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika