Statovci: Nga 2004 Kosova ka filluar të merret për të zgjidhur problemin e energjisë, që atëherë nismat dhe projeksionet janë pa një kuadër strategjik

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka thënë se Kosova ka filluar përgatitjet për të zgjidhur problemin me energjinë nga viti 2004. Por, që sipas saj, që atëherë nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci,

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në seancën e jashtëzakonshme, ku u shqyrtua Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031, ka thënë se Kosova ka filluar përgatitjet për të zgjidhur problemin me energjinë nga viti 2004.

Por, që sipas saj, që atëherë nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik.

“Republika e Kosovës, ka filluar përgatitjet për zgjidhur problemin me energjinë diku nga viti 2004. Që atëherë, nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik që do të definonte përmasën, formën e zgjerimit të kapaciteteve, vlerësimin e ndikimeve, zgjidhjet alternative etj. Si rrjedhojë, kemi stagnim nga viti 2004 të projeksioneve për shtimin e kapaciteteve gjeneruese”, ka thënë Statovci, duke shtuar, se “me ç’rast Kosova ka mbetur e varur nga kapacitetet gjithnjë e më të vjetra, kostove të larta të mirëmbajtjes dhe importit tejet të lartë e të pasigurt”, u shpreh Statovci.

Statvci tha se sektori i energjisë paraqet një nga sektorët më delikat dhe sfidues të ekonomisë.

“Sikurse u tha sektori i energjisë paraqet një nga sektorët me delikat dhe sfidues të ekonomisë. Sistemi aktual i energjisë elektrike në vend është i vjetruar, i papërshtatshëm dhe i pasigurt – duke i krijuar kosto të mëdha rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit; e kjo pastaj duke shkaktuar dhe humbje oportune nga pasiguria ne investime në një kohe kur gjithçka po ecën drejt një vartësie edhe me te madhe nga energjia elektrike”, tha ajo.

Ajo ka ka kritikuar gjendjen e vjetruar në këtë sektor.

Mungesa e qartësisë ne raport me sektorin, e lë Kosovën pa asnjë kapacitet shtese në prodhim të energjisë. Me termocentrale te vjetërsuara, që nuk garantojnë siguri në furnizim, e me një kapacitet shumë të limituar të operimit, prezence minimale e burimeve te ripërtërishme të energjisë në sasinë totale të konsumit të energjisë elektrike”, tha Statovci.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika