Faruk Statovci ka komentuar për situatën e penalltisë së Harry Kane kundër Holandës.

Sipas Statovcit, vendimi për të akorduar penalltinë ishte i gabuar për shkak të një shkeljeje në fillim të aksionit.

Sipas tij, është thelbësore që gjyqtarët dhe VAR-i të analizojnë të gjithë aksionin për të siguruar që çdo vendim të jetë i drejtë dhe në përputhje me rregullat e lojës.

Statovci thekson se një gabim i tillë mund të kishte ndikim të madh në rezultatin e ndeshjes dhe se këto lloj shkeljesh nuk duhet të tolerohen në nivele të tilla të larta të futbollit.

“Te penalltia është penallti, por VAR-i duhej ta shikonte fillimin e aksionit. Fillimi i aksionit është top i rregulluar me dorë, ka përfituar nga loja me dorë. Gjyqtarët këtu kanë gabuar sepse është dashur të anulohej se është lojë e luajtur me dorë. Çdo penallti që bëhet shikohet fillimi i aksionit a është i rrjedhshëm pa ndonjë çrregullim, këtu gjuan direkt mbas dore”, ka thënë Statovci.