Statovci: Ronaldo s’është i dështuari, “Marca” e sulmon për klikime
Faruk Statovci ka vlerësuar paraqitjen e Cristiano Ronaldo-s në Kampionatin Evropian Euro 2024, pavarësisht se ekipi i tij nuk kaloi në gjysmëfinale. Si futbollist 39-vjeçar në këtë turne, Ronaldo nuk ka arritur të shënojë përpos një penalltieje të realizuar pas 120 minutash lojë dhe një asistim. Kritika e Statovcit vjen në kontekstin e një artikulli […]
Faruk Statovci ka vlerësuar paraqitjen e Cristiano Ronaldo-s në Kampionatin Evropian Euro 2024, pavarësisht se ekipi i tij nuk kaloi në gjysmëfinale.
Si futbollist 39-vjeçar në këtë turne, Ronaldo nuk ka arritur të shënojë përpos një penalltieje të realizuar pas 120 minutash lojë dhe një asistim.
Kritika e Statovcit vjen në kontekstin e një artikulli të publikuar nga gazeta spanjolle Marca, e cila e vlerësoi Ronaldon si pjesë e një ekipi të quajtur “i dështuar”.
Statovci e cilësuar këtë vlerësim si të parregullt dhe të ndikuar nga synime komerciale.
Statovci ka theksuar se Ronaldo pas këtij turneu nuk është i dështuar.
“Ronaldo nuk është më i mirë në këtë Evropian, por nuk është as i dështuari. Marca ka shkruar kundër tij vetëm për klikime dhe për para”, ka thënë gjatë emisionit.















