Statovci: Shqipëria e tifozët shqiptarë na bënë krenarë në Euro 2024
Deputetja Jeta Statovci ka thënë se është ndier krenare rreth paraqitjes së ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Evropian Euro 2024. Gjatë një interviste në Euro Duelin, ajo ka theksuar ndjenjën e papërshkrueshme që ka përjetuar kur ka parë ndeshjet e Shqipërisë. “Ndeshjet që ka luajtur Shqipëria ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme, por pa dyshim edhe […]
Deputetja Jeta Statovci ka thënë se është ndier krenare rreth paraqitjes së ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Gjatë një interviste në Euro Duelin, ajo ka theksuar ndjenjën e papërshkrueshme që ka përjetuar kur ka parë ndeshjet e Shqipërisë.
“Ndeshjet që ka luajtur Shqipëria ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme, por pa dyshim edhe krenari, sepse ngritja e flamurit dhe prezantimi i vlerave para një audiencë kaq të madhe padyshim që është përgjegjësi për ata lojtarë, por edhe krenari. Gjithë jemi të vetëdijshëm që Shqipëria pati fatin të jetë në një grup relativisht të vështirë, që e vështirësuan rrugën tutje, pavarësisht që vullneti dhe dëshira ishte që ta shohim sa më lartë. Por na bënë krenar me lojën e tyre”, ka thënë ajo.
Statovci vlerësoi lart performancën e lojtarëve shqiptarë, të cilët përballë kundërshtarëve të përgatitur dhe nga ekipet më të mëdha, treguan cilësi dhe profesionalizëm të lartë.
Ajo gjithashtu përmendi kontributin e tifozëve, duke theksuar se kultura dhe mbështetja e tyre ishin të dukshme në çdo ndeshje.
“Pavarësisht që kishte kundërshtar jashtëzakonisht të përgatitur me lojtarë që janë në top ekipet më të mëdha, kishte lojë që treguan cilësi. Kultura u tregua edhe nga ana e tifozëve, ndeshjet u përcollën nga shqiptarët e nga diaspora”, ka shtuar ajo.
Në veçanti, Statovci përmendi golashënuesin Nedim Bajramin, i cili theu rekordin për golin më të shpejtë në historinë e Evropianit.
Ajo e cilësoi atë si një lojtar të veçantë, duke e vlerësuar momentin e shënimit të golit si një çast të veçantë për të gjithë shqiptarët.















