Stavileci: Shqipëria është më e mirë se Gjeorgjia, guximi te shtabi teknik mungonte
Ish-kryetari i KB Prishtinës, Blerand Stavileci, sa i përket paraqitjes së kombëtares shqiptare në Euro 2024, beson se Shqipëria kishte potencialin dhe forcën për të kaluar grupin dhe për të bërë një paraqitje më të mirë se Gjeorgjia, e cila mposhti Portugalinë dhe kaloi në fazën tjetër. “Unë kam menduar dhe e kam pritur se […]
Ish-kryetari i KB Prishtinës, Blerand Stavileci, sa i përket paraqitjes së kombëtares shqiptare në Euro 2024, beson se Shqipëria kishte potencialin dhe forcën për të kaluar grupin dhe për të bërë një paraqitje më të mirë se Gjeorgjia, e cila mposhti Portugalinë dhe kaloi në fazën tjetër.
“Unë kam menduar dhe e kam pritur se me forcën që e ka pasur Shqipëria do të kalojë, edhe është më e mirë se Gjeorgjia. E cila mposhti Portugalinë dhe kaloi tutje,” ka thënë Stavileci.
Sipas tij, shtabi teknik duhet të kishte treguar më shumë guxim në disa vendime strategjike, të cilat mund të kishin ndikuar pozitivisht në rezultatin përfundimtar të ekipit.
Ai veçoi Arbër Hoxhën si një lojtar që duhej të ishte aktivizuar më herët në ndeshje.
“Unë kam pritur dhe ka pasur mundësi nëse do të kishte pak më shumë guxim te shtabi teknik për disa ndryshime që unë mendoj se do të kishin pasur mundësi të bëheshin me aktivizimin e disa prej lojtarëve si Arbër Hoxha të hynte më herët,” shtoi ai.















