Stephanie Frappart do të bëhet gjyqtarja e parë grua në Kupën e Botës

Zyrtarja franceze do të marrë drejtimin e ndeshjes së fazës së grupeve mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë më 1 dhjetor

Stephanie Frappart do të bëhet gjyqtarja e parë grua që do të marrë drejtimin e një ndeshjeje të Kupës së Botës FIFA për meshkuj.

Zyrtarja franceze do të marrë drejtimin e ndeshjes së fazës së grupeve mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë më 1 dhjetor. Në këtë proces, ajo do të bëhet gruaja e parë që do të marrë drejtimin e një ndeshje të Kupës së Botës në historinë 92-vjeçare të kompeticionit.

Nuk është rekordi i parë i Frapart. Në vitin 2021, ajo u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës për meshkuj, kur mori drejtimin e Holandës kundër Letonisë.

Ajo u bë një nga tre gjyqtaret gra që do të zgjidhen në grupin e Kupës së Botës në maj, së bashku me Salima Mukansanga nga Ruanda dhe Yoshimi Yamashita nga Japonia., transmeton “The Athletic“.

Ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të mbetura në kompeticion.

Gjermania duhet të fitojë për të pasur ndonjë shans për të kaluar në 1/16 e Kupës së Botës, pasi aktualisht është në fund të Grupit E. Kosta Rika gjithashtu ka nevojë për të paktën një barazim për të pasur një shans realist për të përparuar, megjithëse të dyja skuadrat janë të varura nga rezultati mes Spanjës dhe Japonisë .

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika