Sterling gati të kalojë në Chelsea

Chelsea pajtohet me kushtet personale te Raheem Sterling përpara transferimit të mundshëm prej 52 milionë euro nga Man City

Rahem Sterling.

Sulmuesi anësor i Manchester Cityt , Raheem Sterling është afër kalimit te Chelsea , pasi ranë dakord për kushtet personale për një marrëveshje që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar të ekipit londinez, njofton ESPN.

Tarifa e saktë e transferimit ende nuk është bërë e finale, por Sterling pritet të kalojë për një shifër prej 52 milionë euro.

Me Romelu Lukaku tani i rikthyer në huazim te Interi, N’Golo Kante është kryesuesi i Chelseat me 339 mijë euro në javë, por burimet kanë sugjeruar se paga e Sterlingut do ta tejkalojë këtë shifër.

Chelsea tani ka besim në përfundimin e një marrëveshjeje me Cityn, dhe Sterling mund t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj në fluturimin e së shtunës për në Shtetet e Bashkuara, ku ekipi londinez po nis një turne parasezonal me tre ndeshje.

Ardhja e Sterlingut do të ishte nënshkrimi kryesor që po kërkonte presidenti i ri Todd Boehly, teksa Chelsea duket se do të largohet nga epoka e Roman Abramovich.

Ndërsa, Sterling ka vetëm një vit para së ti përfundojë kontrata me Cityn, dhe kjo mund të jetë arsyeja që Sterling të kalojë te Chelsea këtë merkato vere, psai do të rrezikonin ta humbnin si transfer të lirë.

Ai ka bërë 339 paraqitje për Cityn që kur u bashkua nga Liverpool në vitin 2015, duke shënuar 131 gola.

Gjithashtu, Blutë janë njëri nga disa klube që iu është ofruar mundësia për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon , por është e paqartë nëse ata do të bëjnë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Manchester United.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika