Sterling i kërkon Federatës së Futbollit ta shqyrtojë rikthimin e tij në ndeshjen me Francën

Lojtari anglez, Raheem Sterling, i ka kërkuar Federatës së Futbollit të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të tij në skuadrën e Anglisë, në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet të shtunën, mes Anglisë dhe Francës, në kuadër të ndeshjeve të çerekfinales

Raheem Sterling





Anësori i Chelseat, Raheem Sterling, që luan për Anglinë, i ka kërkuar Federatës së Futbollit që ta shqyrtojë rikthimin e tij në skuadrën e Anglisë, në Kupën e Botës në Katar.

Bëhet fjalë për rikthim në ndeshjen e çerekfinales, ku Anglia do të përballet me Francën, të shtunën e 10 dhjetorit.

Një vendim i tillë siç njofton BBC, pritet të merret të enjten e 8 dhjetorit.

Ndryshe, Raheem Sterling është larguar nga Katari të dielën, pas raportimeve për një thyerje në rezidencën e tij në Surrey.

Ndërkaq, Policia e Surrey në Anglinë Juglindore, ka arrestuar dy persona të dyshuar për tentativë vjedhjeje në fshatin Oxshott, të martën në mbrëmje, në një pronë afër shtëpisë së futbollistit anglez, Raheem Sterling.

Arrestimet janë në lidhje me një incident të veçantë,  që nuk e përfshin rezidencën e futbollistit anglez, por policia po përpiqet të përcaktojë nëse ky rast është i lidhur me tentimin për hyrje në shtëpinë e Sterling.

Arrestohen dy të dyshuar për tentativë vjedhjeje në pronën e futbollistit Sterling

Ndër të tjera, Sterling e ka humbur ndeshjen mes Anglisë dhe Senegalit, në të cilën, skuadra angleze ka fituar me rezultat 3-0.

 





Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika