Sterling mund të konsiderohet si lojtari i ri i Chelsea-t

Raheem Shaquille Sterling, futbollisti profesionist anglez i cili luan si anësor dhe mesfushor sulmues për klubin e Premierligës së Manchester City, tashmë mund të konsiderohet si lojtari i ri i klubit të bluve, Chelsea-t

Raheem Sterling

27-vjeçari thuhet që ka përfunduar testet mjekësore në Londër dhe tani po niset për në Los Angeles, e për këtë ai veçse mund të konsiderohet si lojtari i ri i Chelsea-t.

Blutë gjinden në kampin e tyre stërvitor parasezonal në Los Angeles, para turneut të tyre në ShBA, në të cilin do të bashkohet edhe Sterling.

Gzetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka pretenduar se Raheem Sterling është aktualisht në një fluturim në LA, pasi ka nënshkruar një marrëveshje dhe ka përfunduar dokumentet mjekësore.

Romano ka shtuar se Sterling ka nënshkruar kontratë për 5 vitet e ardhshme deri në qershor të vitit 2027-të.

“Raheem Sterling mund të konsiderohet lojtari i ri i Chelseat. Dokumentet nënshkruhen, dokumentet mjekësore janë përfunduar në Londër dhe lojtari fluturon për në LA në mënyrë që të zbulohet si nënshkrimi i ri i CFC,” ka shkruar gazetari italian.

Menaxheri i futbollit, Paul Merson ka thënë se Sterling është një nënshkrim i mirë dhe se për të do të ishte shqetësuese që ai të shitej nga Manchester City.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika