Stërvitjet ushtarake të Kinës mobilizojnë Tajvanin për ndonjë sulm të mundshëm

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi ka në Tajvan ka bërë që Kina të fillojë stërvitjet ushtarake përreth ishullit, ndërsa Tajvani këto stërvitje i ka quajtur simulim të një sulmi të mundshëm

Ilustrim

Kina ka nisur sërvitjet ushtarake me zjarr pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi ka vizituar Tajvanin në fillim të kësaj jave. Ky udhëtim ka tërbuar Pekinin zyrtarë.

Nga ana tjetër, stërvitjet ushtarake të Kinës duket se po simulojnë një sulm ka thënë Tajvani, pasi që shumë anije luftarake dhe avionë kanë kaluar kufirin jozyrtar të ishullit.

Ndërkaq, forcat e armatosura të Tajvanit kanë lëshuar një alarm, kanë dërguar patrulla ajrore dhe detare si dhe kanë aktivizuar sistemet raketore me bazë tokësore në përgjigje të situatës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes kombëtare e vendit.

Si përgjigje për vizitën e Pelosit në Tajvan, Kina ka kryer një numër stërvitjesh ushtarake me zjarr të vërtetë në shtatë zona rreth Tajvanit gjatë kësaj jave.

Vizita e saj e ka zemëruar Kinën, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe jo një vend i vetëqeverisur, duke thënë se ajo ka shkelur politikën e “Një Kine”.

Ndërsa sipas ushtrisë së Tajvanit të premten e 5 gushtit gjatë stërvitjeve ushtarake, Kina ka lëshuar katër mjete ajrore pa pilot të cilat kanë fluturuar afër Kinmen.

“Katër dronët, që besohet të jenë kinezë, u vunë re mbi ujërat rreth grupit të ishujve Kinmen, ishullit Lieyu dhe ishullit Beiding aty pranë”, sipas Komandës së Mbrojtjes Kinmen të Tajvanit.

Por, Tajvani është përgjigjur duke gjuajtur flakë paralajmëruese.

“Qeveria dhe ushtria jonë po monitorojnë nga afër stërvitjet ushtarake të Kinës dhe operacionet e luftës së informacionit, të gatshëm për t’u përgjigjur sipas nevojës”, ka thënë presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen në një postim në Twitter, raporton Sky News.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë Tajvanin demokratik dhe të ndalojë çdo përshkallëzim të situatës së sigurisë rajonale”, ka shtuar ajo.

Stërvitjet ushtarake të Kinës kanë filluar që nga e enjtja e 4 gushtit dhe pritet të vazhdojnë deri të dielën e 6 gushtit, stërvitje të cilat kanë përfshirë sulme me raketa ndaj objektivave në detet në veri dhe në jug të ishullit.

Ndërkaq kjo ka bërë që Tajvani të vendosë ushtrinë e tij në gatishmëri dhe të organizojë stërvitje mbrojtëse.

Ndryshe, si shenjë hakmarrje ndaj udhëtimit të zonjës Pelosi në Tajvan, Kina ka vendosur sanksione ndaj saj dhe ka ndërprerë bisedimet e mbrojtjes me SHBA-në.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika