Stërzgjatet zgjerimi i hyrjes së magjistrales Kamenicë-Gjilan

Për shkak të pluhurit të papërballueshëm dhe kushteve të këqija të rrugës për shkak të punimeve, shumë biznese skaj magjistrales Gjilan-Kamenicë thonë se po e konsiderojnë edhe mbylljen e lokaleve. Durimin e kanë humbur edhe qytetarët të cilët tregojnë se për çdo ditë qëndrojnë në pluhur e po u dëmtohen veturat në rrugën e papërfunduar. Për punimet që kanë filluar para më shumë se dy viteve, Ministria e Infrastrukturës nuk ka përgjigje se kur do të përfundojnë

Zgjerimi i hyrjes së magjistrales Kamenicë-Gjilan

Agim Çarolli, ka vite që e ushtron profesionin e pemë-shitësit. Pamja në lokalin e tij në hyrje të magjistrales Gjilan-Kamenicë tregon që punën e kryen me shumë pasion.

Krahas rritjes së çmimeve në treg dhe rrezikut për ulje të kërkesës së blerjes, Çarolli ka edhe shqetësime tjera.

“Kemi fituar pluhur. Pluhur-pluhur-pluhur. Na ka shkatërruar krejt, komplet na ka shkatërruar, si biznes, si pemëtari më e bukura që e kemi pasur krejt komplet në kosovën tonë”, ka thënë ai.

Për shkak të kushteve të këqija të rrugës, ai po e konsideron një veprim shumë radikal.

“Jam a ta mbylli biznesin apo të veproj me një lodhje shumë të fortë, me lodhje të madhe sepse edhe pluhuri është shumë i madh”, shtoi Çarolli.

Agim Çarolli, ka vite që e ushtron profesionin e pemë-shitësit

Punimet në këtë segment rrugor janë dinamizuar së fundmi por pluhuri po vazhdon të ngufatë bizneset afër rrugës.

Punimet në rrugën që nuk është më e gjatë se katër kilometra ka dy vjet që kanë nisur, por ende nuk po përfundojnë.

Se kur pritet të finalizohet kjo rrugë nuk kanë treguar nga Ministria e Infrastrukturës. RTV Dukagjini ka provuar të flas edhe me zëvendësministrin Hysen Durmishi por nuk ka kthyer përgjigje.

Për dallim prej tyre, zyrtarë nga komuna e Gjilanit thonë se për aq sa kanë përgjegjësi po bëjnë përpjekje që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë.

“Punimet janë duke ndodhur, është çështje e ministrisë. Po besojmë se së shpejti edhe ajo do të përfundojë. Është e vërtetë që është kohë vere, është vapë, vijnë edhe bashkëatdhetarët dhe do të ishte mirë që sa më shpejt që është e mundur të përfundojë”, ka thënë Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare.

Deri sa të realizohet premtimi, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me pluhur e rrugë të papërshtatshme.

Ata thonë se u ka humbur durimi nga pritja e gjatë dhe papërgjegjësia e institucioneve për ta rregulluar këtë rrugë.

“Si zakonisht te ne kështu po zhvaten gjithmonë rrugët, po shkojnë si ngadallë, po ndërtohen e po prishen. Kryesorja ndoshta po besoj që i erdhi fundi, mos po përfundon”, ka thënë Qalim Selishta-banor.

“Kështu me këto vështirësi po vazhdojmë çdo ditë, njëjtë, si qeveritë e kaluara si të tashmet gati se njëjtë, nuk dallojnë shumë”, ka thënë Sejdi Sadriu-qytetar.

Nga Gjilani dhe në përgjithësi në këtë rajon gjatë sezonit të verës rrugët mbingarkohen nga ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora.

Me intensitetin e punimeve në këtë rrugë edhe kjo verë këtë rrugë të mbingarkuar pritet ta gjejë në këtë gjendje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika