Stilet e prindërimit dhe gabimet që bëjnë prindërit

Emisioni “Jeto” me Xheneta Asllanin çdo të mërkurë sjell biseda në studio që për temë kanë shëndetin mendor

Fotografi ilustruese

Mbrëmjen e së mërkurës në studion e Radio Dukagjinit e ftuar ishte psikologia e fëmijëve, Fatime Sahiti – Bekteshi, e cila diskutoi lidhur me stilet e prindërimit dhe gabimet që bëjnë prindërit gjatë rritjes së fëmijëve.

Psikologia deklaroi se nga mosha 0 deri në 5 vjeç fëmiu nuk kërkon vetëm mbrojtjen fizike, por kërkohet investim edhe në aspektin psikologjik, kultivimi i emocioneve të fuqishme pasi bazamenti i personalitetit të fëmiut ndërtohet në këtë kohë.

Sahiti – Bekteshi theksoi se mënyra se si komunikon me fëmiun, stili i prindërimit e mënyra e prindërimit ndikojnë në të ardhmen edhe në prindërimin e vet fëmiut kur të bëhet prind. Në shumë raste sipas saj prindërit anashkalojnë fëmiun duke mos marrë parasysh gjendjen emocionale, duke ndikuar që ndjenjat e vetbesimit dhe vetëvlerësimi të ulen.

Ajo ka listuar 4 stilet e prindërimit duke shpjeguar se çfarë nënkuptojnë ato:

Stili autoritar – Nënkupton ta kontrollosh fëmiun në mënyrë të vazhdueshme, të jesh rigoroz ndaj kërkesave të tyre, të gjitha ato që ia transmeton janë dëshirat tua duke mos marrë parasysh kohën në të cilën ti po e rritë fëmiun. Kjo sipas psikologes rezulton në tendencë të rritjes së adoleshentëve që nuk zgjidhin mosmarrëveshjet me fjalë.

Stili autoritativ/demokratik – Nënkupton prindër që kontrollojnë, e përcjellin dhe qëndrojnë gjithmonë në linjë me fëmiun, por që gjithashtu janë tolerantë ndaj zgjedhjeve që bën fëmiu, e edhe kur i ndalon diçka, i jep një alternativë duke i ofruar një opsion tjetër.

Stili neglizhues – Nënkupton prindër që ofrojnë vetëm kujdesin fizik, ofrojnë një dhomë për fëmiun, shtëpi e ushqim, nuk i mungojnë gjërat esenciale dhe mendojnë që kjo është e mjaftueshme, por kjo rezulton në rritjen e fëmijëve larg syve të tyre. Sahiti – Bekteshi thekson se nëse nuk e ndan vëmendjen, kohën e komunikimin e shëndoshë me fëmiun, është njësoj sikur mos ta kishe rritur vet.

Stili tolerant – Nënkupton prindër që nuk janë të gatshëm t’i vendosin rregulla fëmijës, e që shpesh rezulton me fëmijë që kanë çrregullim në sjellje. Kjo ndodh pasi fëmiut asnjëherë nuk i vendoset kufi, e kjo është një gjë që duhet të bëhet, pasi është një diciplinë pozitive dhe nuk ka të bëjë me abuzim.

Prindërit që i takojnë këtij stili prindërojnë në ankth të vazhdueshëm dhe mënyrë të stresuar, e shpesh fëmijët e tyre ecin me vonesë e kanë imunitet më të ulët pasi prindërit kujdesen në mënyrë obsesive të pastrojnë gjithçka rreth tyre. Sahiti – Bekteshi nënvizon se është gabim që t’i plotësohet çdo dëshirë fëmiut.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika