Stili dhe moda e verës 2022, flasin deputetet – Duda Balje dhe Ariana Musliu-Shoshi

Fokusi për mënyren e stilit dhe modës se veshjeve do të jetë te deputetet e vendit tonë se si kombinohen ato, si dhe çfarë do ketë trendi për verën 2022

Ekstravagante, të bukura, e me plot stil, i kemi parë shpeshherë të duken deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshim të dukjes, duke marrë përherë vëmendjen në çdo paraqitje të saj.

Kjo edhe e karakterizon Baljen.

Në një prononcim për Portali D, Balje ka treguar se gjatë ditëve të punës, kombinimi që e përshkruan si personazh është eleganca.

Por, jo vetëm.

Ajo përdor edhe veshje sportive.

Të eksperimentoj me ngjyrat nuk është që luaj shumë, sepse e zeza është gjithmonë ajo që përdori dhe kur vendosi të ndërroj atëherë përdori ngjyra pastel”, ka thënë Balje, teksa ka shtuar se bluja e lehtë dhe rozë e errët janë ngjyrat e saj të preferuara.

Për Baljen, mënyra e veshjes flet shumë për tiparet e një personi.

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje,

Çfarëdo veshje që të jetë në top modë gjatë sezonës së verës, Duda Balje ka vendosur që të zgjedhë gjithmonë kombinime të lehta, pambuku dhe veshje me materiale elastike.

“Mënyra se si vishemi tregon karakterin e një personi, një gruaje të fortë, të qëndrueshme dhe të formuar, e vetëdijshme për forcën e qëndrueshmërinë e saj”, është shprehur Balje.

Ajo ka theksuar se shpeshherë i pëlqen edhe kombinimet e çrregullta.

“I dua dhe i mbaj shpesh kombinimet që nuk janë të rregullta dhe të përditshme dhe në të cilat ndihem mirë”, thotë ajo.

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje,

Balje – një personazh i butë, i çiltër dhe kreative në veshje, shpeshherë ndikohet edhe nga muzika që dëgjon kur zgjohet në mëngjes.

“I zgjedh ato varësisht nga kënga që i këndoj vetes në fillim të ditës, në varësi të asaj kënge varet edhe veshja ime, e vetëdijshme për pamjen time, në të shumtën e rasteve ajo çfarë vesh është një gardërobë që është ngjitur me trupin tim, pothuajse asnjëherë veshje mbi përmasat apo ‘plus size’”, potencoi ajo.

Deputetja Balje zgjodhi disa fjalë edhe për dizajnerët e modës në Kosovë.

“Të gjithë dizajnerët në Kosovë janë krenaria e vendit tonë, i trajtoj si artistë të mëdhenj dhe kudo që shkoj flas për mënyrën se si ata sjellin bukurinë e veshjeve në vendin tonë”, përfundoi ajo.

E në anën tjetër, për deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, vendi i punës dhe përgjegjësia publike e imponon edhe kodin e veshjes.

Në një prononcim për Portali D, Musliu-Shoshi, ka thënë se atë e tipizon stili klasik.

Mua gjithmonë më ka pëlyqer të vishem në stil klasik zyrtar, mundësisht me atlete. Në kohën e lirë kur nuk kam takime zyrtare preferoj të vishem sport”.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi

Kostumi në kombinim me atletet, është veshja e saj e preferuar.

Ndonëse i kushton gjithmonë vëmendje të veçantë veshjes, siç ka theksuar deputetja Musliu-Shoshi, tek ajo ndikojnë edhe stinët.

“Në pranverë-verë preferoj të vishem me ngjyra, ndërsa në vjeshtë dhe dimër kryesisht preferoj ngjyrën e zezë”, ka thënë ajo.

Derisa i pëlqen të luajë me ngjyrat, Musliu-Shoshi, ka deklaruar se guximi e penalizon atë të eksperimentojë.

“Më pëlqen por nuk kam guxim, prandaj maksimumi që eksperimentoj janë ngjyrat”, shtoi ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi

Duke e parë evoluimin e botës, me përparësi në teknologji edhe shumë zhvillime të reja, me këtë hap po krijohen edhe trende të reja të veshjeve dhe stilit.

E gjithë kjo, falë krijimeve të reja në botë.

Një përparsi e kësaj është se, trendi dhe moda e verës, ngjarjet që po evoulojnë janë të rëndësishme dhe që ajo çfarë po i bën femrat të duken më ndryshe se të tjerët, është mënyra e zgjedhjes se si ato dëshirojnë të luajnë me ngjyrat dhe format e veshjeve të tyre.

Pranvera dhe vera frymëzojnë femrat që të krijojnë pamje veçanërisht të bukura, tërheqëse dhe me stil.

Trendet

Detaje interesante, modele veshjesh dhe thekse të një look-u elegant femëror u bënë tendencat aktuale pranverë-verë të 2022.

Elemente të lidhëseve të ndryshme në rroba dhe këpucë, dekor në skaj, prerje dhe supet e hapura, pantallona xhins me prerje të drejtë, xhupa praktike dhe të rehatshme, pallto klasike të gjithanshme dhe xhaketa të shkurtra të montuara, fustane retro, aksesorë të shndritshëm dhe kombinime të kundërta janë ndër trendet kryesore që do të shoqërojnë verën 2022.

Në listën e zgjedhjeve të ngjyrave në modën pranverë-verë 2022, janë nuancat më të lezetshme.

Të ashtuquajturat ngjyra rrezatuese janë shumë të kërkuara, si e verdha me diell, të cilën e lidhim me diellin, dritën, ngrohtësinë dhe pozitiven.

Ilustrime

Gjërat duken shumë mbresëlënëse në një ngjyrë portokalli të pasur dhe me lëng.

Ndërkaq, ngjyra gri e gjithanshme dhe elegante nuk ka dalë nga moda për disa sezone të modës.

Një nuancë fantastike, fëstëku i gjelbër surprizon dhe kënaq syrin, e ndihmon për të rifreskuar garderobën pranverë-verë.

Gjithashtu, ndër ngjyrat në trend të këtij viti janë nuancat e buta nudo rozë, blu, jeshile, bezhë, kafe.

Veshjet bazë verore

Ajo që e bën më të rëndësishme veshjen e femrave për këtë verë është se kompletit universal veror të artikujve bazë në 2022 ishin xhinset e ngushta, xhinset mami me këmbë të gjerë, minifundi, fundi me laps dhe linja A, majat me rripa të hollë, bluza të lehta të, këmisha, pantallona klasike në nuanca të moderuara, fustane femërore dhe romantike me printe të lezetshme ose me ngjyrë të fortë të cilat tashmë janë një prerje e trendit bazë të modës.

Ilustrime

Këpucët verore

Trendi i këpucëve për këtë sezonë verore këtë vit është i bazuar në atë që përfshin një gamë ndryshe nga ajo e viteve të tjera ku përfshinin sandalet me rripa të gjerë, taka me thomba të trasha, rrokullisje me gisht katror, ​​mokasina të lehta verore ose atlete.

Ilustrime
Ilustrime

Stili boho në veshje

Një ndër trendet kryesore të kësaj vere është veshja boho, stil ky që krijuan hipitë, është kthyer prej kohësh në një klasik dhe këtë vit është sërish në kulmin e popullaritetit.

Koncepti i boho nënkupton një stil bohem, në të cilin kombinim harmonik u gjet në shikim të parë, gjëra jo të pajtueshme.

Ilustrime

Stili romantik

Karakterizohet me fustane rozë ose modele me një lule të vogël, funde të lehta të ajrosura të ngjyrave më delikate. E gjithë kjo është stili aktual dhe në modë i veshjeve të vitit 2022 i quajtur romancë.

Ilustrime

Stili në shkëlqim

Zakonisht vishet me veshjet e festave. Bluzat me shkëlqim, fundet dhe fustanet po bëhen një nga tendencat më të mëdha të modës së verës.

Ilustrime

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika