Prania e musafirve të Javës së Modës në Lagos po karakterizohet me pamje njëngjyrëshe nga koka deri tek këmba me ngjyra të theksuara,shumë rrudha,gëzof dhe tekst. Çizmet Bottega trend i pranverës 2023.
Është viti i dytë i punës për fotografin Stephen Tayo duke shkrepur pamjet më të mira të stilit të rrugës.

Ndërsa në sezonin e kaluar Java e Modës në Lagos u zhvillua në kryeqytetin nigerian, me dizajnerë të rinj dhe të njohur në rajon.Disa nga emrat e njohur ishin Kenneth Ize,një nga koleksionuesit e njohur ose Lisa Folawiyo që njihej me printime, veshje që i veshin grate me stil në mbarë botën. Pranvera po vie me stilin e ri të flokëve të lidhura dhe kapela të materialeve të farmerkes, të thurara dhe gërsheta të shpeshtë.

Fotografitë e stilistëve të rrugës nga Stephen Tayo :

Stil i rrugës

Ngjyrat e mbyllura dhe të hapura do të jenë sensacion i modës në rrugët e qytetit. Ngjyra e kaltër dhe materialet e ndryshme janë poashtu disa nga detajet e vërenjtura.


Punimet me thurrje gjithashtu do të jenë një trend i ri, normalisht se thurje do ketë dizajn unik. Me ngjyra plotë dhe forma të ndryshme, organizimi i thurrjes lë mbresa dhe i bën veshjet tërheqëse.