“Vuçiqi ia ka hapur vetes një gropë aq të thellë sa që nuk ekziston më asnjë mënyrë për të dalë prej saj”. Kështu ka ka thënë profesoresha në Universitetin e Beogradit dhe zyrtare e Partisë Demokratike, Biljana Stojkoviq, duke shtuar se Aleksandër Vuçiqit është drejtë fundit e kjo atë e bënë të tmerrohet nga frika.

“Ai e di shumë mirë se autokracisë së tij i ka ardhur fundi dhe është i tmerruar nga frika. Po shohim që po eksperimenton me metoda të ndryshme për të qetësuar atë që nuk mund të qetësohet më – zemërimin e popullit. Po kombinon represionin, rrahjet, arrestimet, kërcënimet, nga njëra anë, dhe injorimin e protestave apo lejimin e qytetarëve në rrugë, nga ana tjetër. Vetë shëtit në televizione dhe llomotit me orë të tëra, lavdëron veten, e ngrit në qiell, thekson sa i guximshëm është, prandaj gjithnjë e më shumë po duket njëkohësisht tragjik dhe komik”, ka thënë ajo raporton Danas.

Stojkoviq është shprehur e bindur se asgjë më nuk e kthen fuqinë e tij dhe se shoqëria nuk është si më parë. Ajo e përshkruan me atë se “kur zemërimi i njerëzve mposhtë frikën, nuk ka tenknikë manipulimi që mund ta kthejë në ekuilibër në gjendjen e mëparshme”. Më tej e thekson se çfarëdo që Vuçiq të provojë, nuk po arrin të shuajë zjarrin.

“Nuk u realizua shpresa e tij se vera do ta shuajë kryengritjen, sepse asgjë në shoqëri nuk është më si më parë. Kur zemërimi i njerëzve e mposht frikën, nuk ka teknikë manipulimi që mund ta kthejë atë ekuilibër në gjendjen e mëparshme. Na pret një vjeshtë shumë e trazuar, e nxitur nga çdo goditje me shkop gome, çdo arrestim, kallëzim policor apo pushim nga puna, çdo maskë të zeze në rrugë, çdo dritare e thyer dhe grafit urrejtjeje mbi pronën e protestuesve. Nuk ka shpëtim për të, dhe unë jam shumë e kënaqur për këtë”, përfundon Biljana.