Stojkoviq thotë se barrikadat në urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se barrikadat në urën e Ibrit shërbejnë për manipulimin e serbëve në veri të Kosovës se gjoja “territori i veriut të Kosovës do të integrohet në Serbi dhe jo në Kosovë”.

Stojkoviq konsideron se përmes tyre, autoritetet serbe po i mbajnë nën kontroll dhe manipulojnë serbët që jetojnë atje.

“Kjo është e vetmja arsye pse autoritetet në Beograd duan që ato barrikada të vazhdojnë. Interesi i serbëve nga Kosova nuk është fokusi i tyre. Interesi real i serbëve nga Kosova është që të barazojnë të drejtat e tyre me të drejtat e qytetarëve evropianë dhe kjo mund të arrihet vetëm me: hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare; pranimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Stojkoviq në rrjetin social, X.

Stojkoviq thotë se moshapja e urës së Ibrit pengon “trashëgiminë e Evropës dhe se mendimet e imponuara nga autoritetet serbe në këtë drejtim, kanë një kosto shumë të madhe”.

“Barrikadat në urë i pengojnë këto procese dhe nuk përfaqësojnë as trashëgiminë e Evropës, as trashëgiminë e Bashkimit Evropian, as nuk janë pasqyrim i së ardhmes së dëshiruar as të serbëve në Serbi dhe as të serbëve në veri të Kosovës. Mendimet e gabuara të imponuara nga autoritetet në Beograd në këtë drejtim kanë një kosto të madhe, e cila reflektohet në varfërimin e rajonit, veçanërisht në veri të Kosovës, sepse aty ku është ngrirë konflikti, ngrihet edhe ekonomia. Dhe aty ku ka ende barrikada në ura – ka edhe barrikada për investime dhe zhvillim ekonomik”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika