Stojkoviq sot pritet të vendosë lule te varri i Blerina Jasharit në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokati i Nikola Sanduloviqit, sot pritet të vendosë lule te varri i Blerina Jasharit në Prekaz. Ai ka thënë se nuk ka frikë për pasojat shtetërore të kësaj vizite

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, ka paralajmëruar se sot do të vendosë lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Vendosja e luleve është paraparë të bëhet në orën 15:00.

Dje, Stojkoviq tha për Radio Dukagjinin  se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë.

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.

Ndryshe, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, është arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi i njëjti ka bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sipas familjarëve të tij, ai është torturuar dhe i është vendosur masa e paraburgimit me akuzën se ka bërë “Nxitje të urrejtjes”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika