Stojkoviq: Vuçiqi s’do ta arrestojë Radoiçiqin, e dërgoi avokatin e tij për të vëzhguar zgjedhjet në Rusi

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka thënë se Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por siç thotë ai,  avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi

Milan Radojçiq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do ta arrestojë, Milan Radoiçiqin, i cili kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Stojkoviq ka thënë se Vuçiqi jo vetëm që s’do ta arrestojë Radoiçiqin, por siç thotë ai,  avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

“Vuçiqi jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por e dërgon avokatin e tij dhe të vetin në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit”, shkroi Stojkoviq në platformën “X”.

 

Ndryshe, më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve vrau rreshterin policor Afrim Bunjaku në Banjskë.

Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzon Serbinë për sulmin, ndërsa këtë e kundërshton Beogradi.

Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, kaloi një ditë në paraburgim dhe më pas u lirua për t’u mbrojtur me kusht që të mos largohej nga Serbia dhe të mos shkonte në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika