Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO gjatë luftës, nuk është në agjendë

Ukraina nuk do të jetë në gjendje t'i bashkohet NATO-a për sa kohë që lufta kundër Rusisë vazhdon, kështu ka thënë të mërkurën shefi i aleancës, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se pranimi i Ukrainës në Aleancën Perëndimore Ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.

Megjithatë, ai ka thënë se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë.

Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg ka thënë se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”.

Por, ai ka shtuar se “nuk është në agjendë anëtarësimi [i Ukrainës] në mes të një lufte”, raporton REL.

Stoltenberg ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë “dy gabime të mëdha strategjike”, që sipas tij, janë nënvlerësimi i “trimërisë” dhe “vendosmërisë” së ukrainasve dhe nënvlerësimi i aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

Zyrtarët në Rusi, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kanë deklaruar se Moska e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO.

Ndërkaq, udhëheqësit në Kiev kanë thënë se dëshirojnë që në të ardhmen shteti i tyre të bëhet pjesë e NATO-s.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika