Stoltenberg e Vuçiq takohen të mërkurën në Bruksel

Para disa ditësh, presidenti Vuçiq kishte bërë të ditur se kishte nisur një letër për takim me shefin e NATO-së. Ndërkaq, takimi i së mërkurës në mes Vuçiq e Stoltenberg do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut Kosovë- Serbi, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën e 19 korrikut në Bruksel.

Siç raporton REL, këtë e ka bërë të ditur vetё Stolenberg.

Ndërkaq, para disa ditësh, presidenti Vuçiq kishte bërë të ditur se kishte nisur një letër për takim me shefin e NATO-s.

Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë, raporton REL.

Takimi mes dyshes do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të kryenegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Më 11 korrik, BE-ja ka konfirmuar se është pajtuar me Kosovën në marrjen e disa hapave për uljen e tensioneve në veri.

Bazuar në marrëveshjen e arritur në mes Lajçakut dhe Bislimit në Bratisllavë, Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Gjë e cila tashmë është zbatuar.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja ishte një tjetër pikë, për të cilën, më herët të martën kryeministri Kurti ka deklaruar se zgjedhjeve të reja po iu hapet rruga.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika