Stoltenberg i gatshëm të takohet me Vuçiqin: Jemi të shqetësuar për tensionet në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Kështu është shprehur ai në Vilnius të Lituanisë, ku po mbahet Samiti i NATO-s, teksa është pyetur për kërkesën e presidentit serb për takim pas këtij samiti.

“Jam në kontakt të rregullt me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe jam i gatshëm ta takoj. Jemi të shqetësuar për tensionet e ngritura në Kosovë, dhe u bëjmë thirrje palëve për depërshkallëzim dhe që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në ngritjen e mëtejme të tensioneve në rajon”, ka thënë ai.

Stoltenberg përsëriti se NATO-ja është në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajon.

“NATO është prezente në Kosovë, kemi forcat e KFOR-it atje që janë atje për siguri dhe stabilitet për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë aty. E zbatojmë mandatin tonë të dhënë nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme, dhe NATO-ja ka rritur prezencën në Kosovë dhe kemi shtuar qindra ushtarë për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve që i kemi parë në javët e fundit”, shtoi ai.

Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.


Trazirat e fundit në këtë pjesë të vendit kanë çuar në sulme të protestuesve serbë kundër ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, por, megjithatë, Kosova është jashtë agjendës zyrtare të diskutimeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika