Stoltenberg: KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse përshkallëzohet situata

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për të reduktuar tensionet, ndërsa ka theksuar se KFOR është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media

Të mërkurën e 17 gushtit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media ka thënë se i takon Kosovës dhe Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Stoltenberg ka thënë se situata në teren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës.

I pyetur se çfarë nënkupton paralajmërimi për intervenim të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se KFOR-i është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë dhe Serbi.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.

Stoltenberg ka thënë se fakti që KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës, flet për përkushtimin e saj në parandalim të tensioneve.

Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se Serbia respekton misionin e KFOR-it.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është e gatshme të intervenojë nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiq, po në Bruksel, më 18 gusht do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian(BE).

Sa i përket dialogut në Bruksel, Vuçiq e ka parë takimin si të vështirë.

“Paqja dhe stabiliteti janë shumë të rëndësishme për Serbinë. Nuk dua t’ia lë fajin dikujt. Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, dhe duam të evitojmë çfarëdo konflikti. Ne besojmë që nuk kemi bërë asnjë lloj provokimi”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Këto takime vijnë pas tensioneve të fundit në veri më 31 korrik, ku serbët lokalë ngritën barrikada në Jarinjë e Bërnjak për të kundërshtuar dy vendimet e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet për hyrje-dalje.

Qeveria e Kosovës u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator në koordinim me akterët ndërkombëtarë, e pastaj barrikadat në Jarinjë e Bërnjak nga serbët lokalë u hoqën pasditen e një gushtit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika