Stoltenberg për tenisonet në veri: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti

Jens Stoltenberg ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kometuar ngjarjet e fundit në veri të Kosvës, ai ka thënë se misioni i KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, është duke monitoruar nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.

“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka thënë Stontenberg.

Ai ka thënë se ka diskutuar me udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi për tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”, Stoltenberg iu ka bërë thirrje palëve kosovare dhe atyre serbe të qëndrojnë të qetë, dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka cekur se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika