Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga gjuha nxitëse, të angazhohen në dialog

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga gjuha dhe veprimet nxitëse

Jens Stoltenberg duke folur gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin (Uashington, 29 janar 2024)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga gjuha dhe veprimet nxitëse që mund t’i përshkallëzojnë tensionet në rajon.

Gjatë një konference për media të mërkurën, Stoltenberg theksoi se zgjidhja është “dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, midis Prishtinës dhe Beogradit”.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të eskalojnë tutje tensionet në rajon. Kur vjen puna për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, u shpreh Stoltenberg.

Stoltenberg shtoi se si rezultat i sulmeve në Kosovë vitin e fundit, NATO ka rritur prezencën për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet që të përmbushet mandati që ka marrë NATO-ja nga Kombet e Bashkuara.

Stoltenberg: Rusia të mos ketë iluzione, NATO do të mbrojë secilin vend anëtar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika