Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe ndërprerje të energjisë në pjesën më të madhe të Moldavisë.

Stoltenberg ka thënë se është me rëndësi të vërtetohen gjitha faktet.

Gjersa ka theksuar se NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohën nga afër.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Spoke with President Duda @prezydentpl about the explosion in #Poland. I offered my condolences for the loss of life. #NATO is monitoring the situation and Allies are closely consulting. Important that all facts are established.

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 15, 2022