Stoltenberg takohet me Vuçiqin në Beograd
Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Beograd. Takimi ka nisur rreth orës 09:30 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit dhe pas takimit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media. Shefi i NATO-së Stoltenberg, përveç me Vuçiqin, do të takohet edhe […]
Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Beograd.
Takimi ka nisur rreth orës 09:30 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit dhe pas takimit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.
Shefi i NATO-së Stoltenberg, përveç me Vuçiqin, do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, raporton Tanjug.
Stoltenberg dje ka nisur një turne të vizitave në Ballkanin Perëndimor pas paralajmërimeve nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”.















