“Stop femicidit, boll ma”, marsh e performancë artistike kundër vrasjes së grave

Organizata “Artpolis” ka organizuar marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”. Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, u konstatua se ky rast ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal

Organizata “Artpolis” ka organizuar marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”, këtë të enjte në Prishtinë.

Aty u tha se vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund, madje u konstatua se jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private, shkruan EO.

Sipas organizatorëve, është momenti i fundit që institucionet dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin.

Duke folur për Liridona Ademajn, u konstatua se ky rast ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika