Stradner ngre alarmin pas deklaratës së Vuçiqit: A po përgatitet terreni për një incident të inskenuar natën e zgjedhjeve?

Ivana Stradner, hulumtuese në FDD dhe korrespondente speciale në Kyiv Post, ka ngritur pyetjen nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq I cili dha mbrëmë dorëheqje nga pozita, po përgatit terrenin për një incident të inskenuar në tetor.

Në një postim në X, ajo shpërndau një fragment nga intervista e Vuçiqit në medimin shtetërër RTS ku tërhoqi vëmendjen te paralajmërimi i tij për trazira të mundshme.

Në intervistën e 27 shtatorit në RTS, Vuçiq ka thënë se kishte marrë informacione të para sipas të cilave persona “nga jashtë”, në bashkëpunim me njerëz brenda Serbisë, përfshirë edhe nga aparati shtetëror, mund të provokonin një skandal natën e zgjedhjeve.

Ai përmendi si mundësi të shtëna në ajër që do të shkaktonin trazira dhe tha se shërbimet serbe do të merreshin me këtë çështje. Vuçiq nuk paraqiti hollësi apo prova publike për planin që pretendoi.

Stradner e ka interpretuar këtë paralajmërim si arsye për të ngritur dyshime për një operacion të mundshëm false flag, përkatësisht një incident të inskenuar.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika