Stradner: Shenja “Z” kërcënon edhe Kosovën
Bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner, përmes një postimi ka thënë se Telegram tani po promovon një slogan të ri “Z” për Kosovën. Stradner ka thënë se me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. “Me sa duket, shenja “Z” nuk […]
Bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner, përmes një postimi ka thënë se Telegram tani po promovon një slogan të ri “Z” për Kosovën.
Stradner ka thënë se me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë.
“Me sa duket, shenja “Z” nuk është më e lidhur vetëm me agresionin rus në Ukrainë. Telegram tani promovon një slogan të ri “Z” për Kosovën”, ka shkruar Stradner në Twitter.
Apparently, the sign “Z” Isn’t anymore associated just with Russian aggression in Ukraine. 🇷🇺 Telegram now promotes a new slogan “Z for Kosovo.” pic.twitter.com/juD7k9sern
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) December 17, 2022
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Stradner për situatën në veri ka thënë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”, raporton REL.
“Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën”, thotë Stradner.
Siç thekson ajo, “Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan” dhe aty po zhvillon luftë hibride.















