Stradner: Vuçiq i dëshiron paratë e BE-së, jo anëtarësimin

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka interes të vërtetë vetëm për financat e Bashkimit Evropian, ndërsa nuk ka qëllime të forta për anëtarësim

Foto ilustrim: presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe hulumtuesja amerikane Ivana Stradner.

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, të martën ka folur rreth qëllimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Stradner ka theksuar se presidenti Vuçiq nuk është i interesuar për t’u bërë pjesë në Bashkimin Evropian për motive të qëndrueshmërisë politike, por për qëllime financiare të tij.

Stradner në një postim në rrjetin social “X”, ndau një postim të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që përshkruante një takim të saj me presidentin serb në Athinë.

“Nëse flasim për rrugën drejt BE-së ose anëtarësimin në BE, Vuçiq duket të dëshirojë rrugën, pasi ka nevojë për financat e BE-së për të mbijetuar në skenën politike. Ai nuk ka qëllime të vërteta për anëtarësimin”, ka shkruar Stradner.

Kryetarja e Komisionit Evropian ka shprehur nevojën për një angazhim konstruktiv për t’i zbutur tensionet në veri të Kosovës dhe për të ndihmuar Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Lexo edhe: “Ballkani Perëndimor i përket BE-së” – Tetë pikat nga deklarata e liderëve të Ballkanit në Athinë

Ndryshe, njëmbëdhjetë liderë të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, realizuan në Athinë një takim joformal dhe u pajtuan për një deklaratë të përbashkët për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të demokracisë dhe sundimit të ligjit në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika