Strategjia për ish-krerët, shumica e partive ende pa vendim për përfaqësuesit

Përveç LDK-së, që tashmë ka emrin që do ta paraqesë për anëtarë të për grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për vendimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, partitë e tjera nuk ka vendosur për diçka të tillë. Ata thonë se emrat do shkojnë më së largu javën e ardhshme.

Një ditë pas vendimit të qeverisë për themelimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat në Apel për vendimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, ai ka nisur të marrë formë.

Megjithatë, jo të gjitha partitë politike janë përcaktuar për përfaqësuesit e tyre.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, thonë se janë duke vazhduar diskutimin për përfaqsuesin e tyre.

“Më e largëta fillimi i javës së ardhshme ne do dërgojmë propozimet tona.. kemi pasur diksutime të brendshme por jemi te interesuar të e dërgojmë një deputet që edhe ka përvoje edhe mund të kontriboj në punën e grupit”, ka thënë deputetja, Arbërie Nagavci.

Themelimin e grupit e mirëpresin edhe në PDK-në, por as në këtë parti ende nuk është vendosur emri i atij që do t’i përfaqësojë.

E në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë emra konkret kush mund të jetë pjesë.

“Do marrim pjesë i kërkova shefes së grupit parlamentar që ta propozojë emrin e Kujtim Shalës, nëse Kujtim Shala nuk merr pjesë atëherë do jetë vetë Jehona Sadriu Lushaku”, ka thënë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në Aleancë e konsiderojnë të vonuar një nismë të tillë të qeverisë.

“Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje, çdo angazhim në mbështetje të udhëheqjes të udhëheqjes të ushtrisë shëmtare të Kosovës”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ky grup punues do të kryesohet nga Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërkohë që do të jenë edhe 10 anëtarë të tjerë nga institucione të ndryshme.

Të fundit nga rubrika