Strategjia për zhvillim, Kurti: Kosova qëndron krahas shteteve evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane, në përpilimin e zbatimit të strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave, përmes të cilave në thelb synohet tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme.

Kurti në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë” ka theksuar se koncepti i qëndrueshmërisë është më qendër e pothuajse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojnë e po i miratojnë.

“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane, në përpilimin e zbatimit të strategjive dhe në zhvillimin e miratimin të politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshme. Përmes tyre, synojmë të adresojmë sfida mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithëpërfshirje. Koncepti i qëndrueshmërisë është më qendër e pothuajse të të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmës së parë të mandatit të qeverisë, jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë, do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”, tha ai.

Mes të tjerash, Kurti tha se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte kur filluan mandatin, në 11 për qind.

Ai tha se synimi i qeverisë është që pesë vitet e ardhshme të kenë shtatë kryeqendra me impiante.

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se BE-ja është e gatshme për të përkrahur Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur se Kosova është ngritur në nivel më të lartë, duke iu afruar standardeve të Evropës.

“Është e rëndësishme që të kemi një ekosistem të qëndrueshëm, porse ambienti kërkon punë e përkushtim të plotë. Kuptojmë se për të arritur këto qëllime, na duhet edhe bashkëpunim. Dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për të përkrahur Ballkanin Perëndimor e Kosovën që të ketë zhvillim të qëndrueshëm”, tha Szunyog.

“Partneri ka për qëllim tranzicionin e neutralitetit të energjisë. Plani nacional i energjisë e i klimës është duke u hartuar me shpejtësi. Duhet të kemi veprime të qarta. Qeveria ka punuar në mënyrë konkrete, mirëpo edhe sektori privat është hisetar në këtë. Kosova po afrohet sa më shpejt standardeve të Evropës dhe menaxhmenti integrues i mbeturinave kërkon veprim të thjeshtë. Kosova është ngritur në nivel me të lartë me politikat e këtij problemi. Ne duhet së bashku të jemi të përkushtuar dhe të bashkëpunojmë në energji e mbeturina dhe çdo projekt që e mban ajrin e ujin e Kosovës të pastër, po ashtu edhe tokën pjellore”, tha Rohde.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi, tha se Kosova ndër vite ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë, një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbra”, tha Ejupi./KSP

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika