Strehohet në Kosovë gazetarja e pestë afgane

Mëngjesin e së martës, në Kosovë ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë, përmes një postimi në Facebook.

“Gulabzada u mirëprit në aeroport nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një javësh, kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gazetarët afganë janë strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Në kuadër të këtij programi, përveç strehimit, gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK,  ka njoftuar se kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, së bashku me zyrtaren Ligjore të ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, i kanë pritur gazetarët afganë në Kosovë.

Sipas AGK-së, gazetarët afganë janë mirëpritur në aeroport një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre në Kosovë.

“Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika