Stresi i luftës në Ukrainë: foshnja të lindura para kohe

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, stresi është bërë pjesë e njerëzve, problemi dhe stresi më i madh sa i përket shëndetit në këtë kohë ndikojnë tek gratë shtatëzëna

Një 28- vjeçare pak ditë më parë ka sjellur në jetë një vajzë, por gëzimi dhe pikëllimi për Alyona Hvrilenko janë bërë rutinë e pandashme. Darina e vogël është në gjumë të thellë pranë shtratit të spitalit të nënës së saj. Për nënën e re është e vështirë ta besojë se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj në javët e fundit.

Ajo ishte në pushim të lehonisë tashmë kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. “Papritmas sirenat ranë dhe ne dëgjuam shpërthimet e para”, kujton nëna e re, e cila në atë kohë jetonte në kryeqytet, Kiev, së bashku me bashkëshortin e saj. Ishte e frikshme, sepse ata nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte, duke shtuar se ende nuk kishte asnjë informacion në TV, ka thënë ajo për DW, transmeton Portal D.

Refugjate shtatëzënë

Fqinjët po mblidhnin valixhet për t’u larguar nga vendi, ku një pasdite edhe ata kishin vendosur të largoheshin.

“Mjaft e çuditshme, ne nuk kishim blerë asgjë për fëmijën, asnjë krevat fëmijësh, asnjë tavolinë ndërrimi, asgjë. Thuajse thellë, ne tashmë ndjenim diçka,” ka thënë Alyona Hvrilenko.

Alyona Hvrilenko me vajzën e saj

Ikja nga vendi i saj tashmë nënkuptonte të hiqte dorë nga planet për të sjellur në jetë fëmijën në mjedisin e saj duke pasur edhe mbështetjen e famijes.

Shpërngulja në Lviv e bëri që të kontrollonte në internet informacionin e duhur se kujt t’i drejtohej si një grua shtatëzënë deri sa hasi në klinikën e maternitetit në spitalin rajonal në qendër të qytetit.

“Ekzaminimi i tyre i parë tregoi se vajza jonë po rritej shumë ngadalë”, kujton nëna e re, duke thënë se nuk ishte vërtet e befasuar.

Pas shpërthimit të luftës, depresioni ishte pjesë e saj, ndikimi ishte pra në gjendjen emocionale e nuk ishte në gjendje as të ushqehej për javë të tëra.

Nuk ka mjaft inkubatorë

Alyona Hvrilenko dhe bashkëshorti i saj ishin me fat që vajza e tyre në kohë lufte lindi e shëndetshme dhe pothuajse në kohë.

Ndërlikimet mjekësore janë bërë përditshmëri që nga shpërthimi i luftës, e sidomos numri i lidnjeve të parakohshme është rritur në veçanti.

 

Ekspertët e shëndetësisë raportojnë një rritje të trefishtë në disa prej qyteteve që janë në shënjestër të sulmeve më shumë se të tjerat. Sipas mjekëve vendas në qytetin e goditur të Kharkivit në verilindje, një në dy lindje ishin të parakohshme në javët e para të luftës. Në shumë spitale, kjo rezultoi në mungesë të inkubatorëve, të cilët mund të jenë jetik për mbijetesën e foshnjave të lindura para kohe.

Materniteti i Lviv ka shënuar gjithashtu një rritje të ndjeshme të lindjeve të parakohshme, kryesisht tek nënat që kanë qenë tashmë në arrati për një kohë. Dhoma e Galina Golets është në korridor nga ajo e Alyonës. Djali i saj Mykailo lindi më shumë se një muaj para kohe. “Ai ende duhet të ushqehet me një tub, ai është shumë i dobët për shishe”, tha Galina për DË. “Por ai tashmë mund të marrë frymë vetë dhe ndjej se ngadalë po bëhet më i fortë”.

Stresi ndikon negativisht tëk gratë shtatëzëna

Këta janë faktorë tipikë që çojnë në një rritje të lindjeve të parakohshme, sipas Maria Malachynska. Gjinekologia dhe drejtuesja e klinikës së maternitetit në Lviv ka regjistruar më shumë se 200 lindje në objektin e saj që nga fillimi i luftës – më shumë se kurrë më parë.

“Çdo formë stresi ndikon negativisht në shtatzëni”, thotë ajo, duke shtuar se sigurisht që situata aktuale, lufta, është jashtëzakonisht stresuese. “Shpërthimi i luftës ishte një tronditje e madhe dhe tani ka pasiguri të shtuar për të ardhmen.” Rrethanat e vështira në arrati dhe kushtet e ngushta në shumë strehimore të sulmeve ajrore gjithashtu rrisin rrezikun e infektimit, thotë ajo.

Përveç kujdesit mjekësor, shumë nëna kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Mjekja gjinekologe thotë se përpiqet t’i mbrojë pacientët e saj nga ndikimet negative dhe i këshillon që ta ndjekin sa më pak luftën në media. Sigurisht, kjo shpesh nuk është e mundur, thotë ajo, duke shtuar se gratë duan të dinë se si janë duke u bërë familjet e tyre.

Nënat e reja nuk e dinë se si do të jetë jeta e tyre kur të dalin nga spitali me të porsalindurit e tyre. “Ne ndoshta nuk do të jemi në gjendje të kthehemi në shtëpi së shpejti,” thotë Galina, duke shtuar se “është gjithçka që mund të them për të ardhmen tonë tani.”

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika