“Studentë, këngëtarë, tifozë, i madhë e i vogël, i ri e i vjetër” – Marrshi në mbështetje të ish-krerëvë të UÇK-së merr përkrahje të madhe

E ky marrsh është duke u mbështetur nga qytetarë me profesione e mosha nga ma të ndryshmet. Studentët nga Prishtina e Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova kanë mbështetur këtë marsh. Gjithashtu, edhe këngëtarët si Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Yll Limani, Labinot Tahiri e shumë të tjerë, kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrshin që do të mbahet më 2 prill, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Edhe, tifozeria “Ujqit” kanë shprehur mbështetjen  tyre

"Liria ka emër" organizon Marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre të cilët janë në Hagë.

E ky marrsh është duke u mbështetur nga qytetarë me profesione e mosha nga ma të ndryshmet.

Studentët nga Prishtina e Shkupi, Mitrovica, Peja dhe Gjakova kanë mbështetur këtë marsh.

Gjithashtu, edhe këngëtarët si Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Yll Limani kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrshin që do të mbahet më 2 prill, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.

Edhe, tifozeria “Ujqit” kanë shprehur mbështetjen  tyre.

Ndërkaq, platforma “Liria ka emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin për Drejtësi në solidarizim dhe mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që mbahet të dielën më 2 prill nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në një videospot të kësaj platforme, me pamje nga periudha e luftës në Kosovë, ftohen qytetarët të marshojnë për drejtësi, për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës, për historinë që nuk mund të rishkruhet. Më 2 prill, nga ora 14, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” të marshojmë së bashku drejt sheshit “Zahir Pajaziti”, thuhet në videospot.

“Krenaria e Kosovës janë brenda telave”

Ndërsa, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Qerkini në një prononcim për Dukagjinin, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në këtë marrsh, duke theksaur se e gjithë Kosova duhet të çohet në këtë marsh e të thotë se krenaria e vendit është në Hagë dhe se bashkësia ndërkombëtare po bën një gabim të madh që po i gjykon ish-krerët e UÇK-së e jo kriminalët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, e shëtitin të lirë.

“Krenaria e Kosovës janë brenda telave.. Duhet të gjithë Kosova që quhet të thotë që krenaria e Kosovës gjendet në Hagë dhe bashkësia ndërkombëtare është duke bërë një gabim të madh kur janë të vrarë mijëra fëmijë dhe shumë gra të dhunuara dhe shumë të zhdukur dhe askush nuk merr përgjegjësi…Është mëkat i madh…në vend që ata kriminelë të futen brenda në burg, ata shëtitin nëpër qytetet kryesore të ish-Jugosllavisë, askush nuk interesohet për t’i paditë ata”, ka thënë Qerkini për Dukagjinin.

KMDLNj-ja mbështet marshin “Liria ka emër”: Marshimi për drejtësi, i domosdoshëm

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka njoftuar se mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria ka emër”, që do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“KMDLNj shumë herë ka reaguar kundër shkeljeve të shumta që iu janë bërë dhe po iu bëhen udhëheqësve ushtarakë dhe institucionalë gjykimi i të cilëve është paraparë të nisë më 3 prill 2023 dhe i konsideron të pafajshëm duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë i cili në mënyrë brutale është shkelur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara në shumë raste. Në këtë kontekst KMDLNj ka përkrahur dhe do ta përkrahë çdo protestë, demonstratë apo manifestim që respektojnë rregullat demokratike në mbrojtje të të drejtave dhe drejtësisë të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, si në diasporë ashtu edhe brenda vendit”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika