Studentë në Serbi duan qasje në listën zgjedhore, paralajmërojnë bllokada

Më 25 dhjetor, në Beograd të Serbisë, një grup studentësh u mblodh para Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale për të kërkuar qasje në listën e votuesve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Kjo kërkesë u ngrit pasi organizatat vendëse dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet shprehën dyshime mbi rregullsinë e tyre

Studentë të grumbulluar para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore, në Beograd të Serbisë, më 25 dhjetor 2023.

Më 25 dhjetor, një grup studentësh u mblodh para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Beograd të Serbisë për të kërkuar qasje në listën e votuesve në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Ata njoftuan se duan qasje në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi organizata vendëse dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor shprehën dyshime për rregullsinë e tyre.

Studentët njoftuan se do të presin deri në mesditë përgjigje nga autoritetet përgjegjëse dhe më pas do të njoftojnë se në cilat dy lokacione në Beograd do ta bllokojnë qarkullimin në rrugë, në shenjë proteste. Ata shtuan se bllokadat do të zgjasin gjashtë orë.

Bllokadave do t’i bashkohen edhe një grup studentësh nga Universiteti i Novi Sadit.

Gati 40 demonstrues u arrestuan gjatë një proteste të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” më 24 dhjetor në Beograd, pasi një grup personash të maskuar tentuan të hyjnë në Kuvendin e Beogradit.

Gjatë protestës, disa persona thyen xhamat dhe dyert e ndërtesës, ndërsa policia brenda saj hodhi gaz lotsjellës ndaj tyre.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) tha se incidentet në protestën e opozitës në Beograd të dielën janë shkaktuar nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.

“Autoritetet përdorën dhunën për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”, tha SPN-ja, shkruan REL.

Ata njoftuan se “dërgimi i huliganëve” për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për ta dëmtuar iniciativën e protestuesve që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Opozita ka protestuar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke pretenduar se ato janë vjedhur nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika