Studentë të Serbisë dhe Vuçiq mbajnë tubime paralele ndërsa rriten tensionet mes tyre

Studentët protestues të Serbisë dhe mbështetësit e presidentit populist Aleksandar Vuçiq po mbajë tubime paralele të shtunën, ndërsa po shënojnë “Ditën e Shtetësisë” të vendit me mesazhe dukshëm të kundërta.

Protesta e udhëhequr nga studentët është e fundit në një lëvizje mbarëkombëtare kundër ryshfetit që pasqyron thirrjet në rritje për ndryshime thelbësore politike në shtetin ballkanik, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur.

Tubimi në qytetin industrial qendror të Kragujevcit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz të cilët, krahas kërkesës për drejtësi për aksidentin, kanë kërkuar që të çrrënjoset korrupsioni i shfrenuar endemik dhe respektimi i shtetit të së drejtës.

Studentët zgjodhën qyteti e Kragujevcit për mitingun e së shtunës për shkak të historisë së tij. Në 1835, Serbia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe njerëzit në Kragujevc shpallën një kushtetutë të re që kërkonte të kufizonte fuqitë e sundimtarëve të atëhershëm. Kjo datë tani festohet si “Dita e Shtetësisë”.

Njerëz nga i gjithë vendi erdhën në Kragujevc për mbledhjen e së shtunës.

“Jam këtu për të mbështetur këtë rebelim studentor, i cili është shndërruar në një rebelim civil dhe për të luftuar për sundimin e ligjit dhe drejtësinë në këtë shoqëri, në mënyrë që Serbia të bëhet një vend ku jeta të jetë dinjitoze,” tha një grua nga Beogradi që e identifikoi veten vetëm me emrin e saj të parë Teodora.

“Shpresojmë në një fitore dhe sukses të studentëve tanë, sepse ajo që ata kanë zgjuar tek ne është ndjeshmëria, dashuria, fitorja për atë drejtësi më në fund dhe për të ndjerë edhe një herë atë që shumë breza nuk e kanë ndjerë, e kjo është liria”, tha Nebojsha Ivankoviç, banor vendas.

Ndërkohë, në Sremska Mitrovica, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, presidenti serb Aleksada Vuçiq pritet të riciklojë një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se perëndimi dëshiron ta rrëzojë atë me forcë dhe se kjo mund të çojë në shpërbërjen e vendit.

Autoritetet serbe vendosën në autobus me mijëra mbështetës nga i gjithë vendi si dhe Bosnja fqinje. Disa aktivistë të opozitës kanë thënë se do të përpiqen të pengojnë ardhjen e tyre.

Presidenti Vuçiq tha në rrjetet sociale se mbështetësit e tij dëshirojnë “të mbrojnë dhe shpëtojnë Serbinë nga ata që duan ta shkatërrojnë atë”.

Protestat e përditshme në gjithë Serbinë paraqesin një sfidë të madhe për Presidentin Vuçiq. Prokurorët kanë akuzuar 13 persona për rënien e çatisë dhe protestat kanë detyruar dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë. Por studentët kanë thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre për përgjegjësi të plotë.

Protesta e studentëve kanë qëlluar në shenjë në Serbinë e rrënuar nga korrupsioni, ku pak qytetarë besojnë se institucionet shtetërore, të cilat janë nën kontrollin e fortë populist, po punojnë në interes të publikut. Shumë besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit ishte në thelb pasojë e korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze.

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika