Studentët e UP-së organizojnë protestë për bojkotimin e produkteve serbe

Ilustrim

Të enjten e 29 dhjetorit, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, do të protestojnë me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

Ky manifestim do të fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, e pastaj te teatri do të mbahet manifestimi deri në orën 13:00.

“Ju njoftojmë se të enjten me datë 29.12.2022 në orën 12:00 do të mbahet një manifestim paqësor ndaj bojkotimit të produkteve serbe e po ashtu edhe ndaj mosharresës në shërbim të kujtesës historike i organizuar nga studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit”, thuhej në njoftimin e paralajmëruar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika