Studentët kosovarë të bronztë në garën botërore të matematikës
Andi Sejdiu dhe Oki Caka janë dy studentët kosovarë nga departamenti i Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore që janë renditur në vendin e tretë në botë, në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2023. IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën, […]
Andi Sejdiu dhe Oki Caka janë dy studentët kosovarë nga departamenti i Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore që janë renditur në vendin e tretë në botë, në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2023.
IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën, marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
Pjesëmarrja e studentëve tanë është mundësuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.















