Studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me studentë të universiteteve të tjera publike e private në Kosovë, zhvillojnë sot një marsh paqësor në Prishtinë.
Marshi është paralajmëruar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për unitet dhe drejtësi.
Sipas Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”.
Gjatë marshit pritet të shpaloset edhe një memorandum prej gjashtë pikash, i përgatitur nga studentët e UP-së dhe universiteteve të tjera.
Të dielën, në një konferencë për media, Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor u bëri thirrje studentëve, të rinjve dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit.
Sipas tij, memorandumi do të lexohet gjatë marshit dhe do të publikohet pas përfundimit të tij.